Publikohen formacionet zyrtare të derbit Drita-Llapi
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë vikend me ndeshjet e javës së 20-të, ku vëmendja kryesore dë të jetë te derbi i zjarrtë ndërmjet Llapit dhe Dritës. Ky ballafaqim zhvillohet sot duke filluar nga ora 13:00.
Llapi që ka marrë një trajektore të madhe në rezultatet pozitive po kërkon që me një fitore eventuale ndaj skuadrës gjilanase të futet seriozisht në luftë për titull. Skuadra e Batatinës ka pesë pikë më pak se rivali i sotëm Drita e cila po ashtu është lidere e tabelës me 37 pikë. Ndeshja zhvillohet në stadiumin "Selami Osmani - BEZI" në Gjilan
Këto janë formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Blakqori, Broja, Fazliu, Namani, Muja, Ajzeraj, Simonovski
Llapi: Coriq, Prenqi, Veliu, Emini, Selmani, Shillova, Krasniqi, Shabani, Peposhi,, Rivera, Neto























