Xavi: Fitorja ndaj Valencias rrit besimin për sfidën me Napolin
BKT
Sport

Xavi: Fitorja ndaj Valencias rrit besimin për sfidën me Napolin

Me fitoren e thellë prej 4-1 kundër Valencias, Barcelona po përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e kthimit kundër Napolit, sfidë kjo që do të luhet të enjtën mbrëma në `Diego Maradona`.

Trajneri i katalonasve pas fitores kundër Valencias, e pranoi se kjo fitore i jep besim të madh skuadrës së tij në përballjen e kthimit kundër napolitanëve.

"A na jep besim kjo fitore? Sigurisht se po", tha Xavi, raporton RTKLive.com.

Ai lavdëroi Pedrin, madje, sipas strategu katalonas, ai është një nga më të mirët në botë. 

"Ne i kërkojmë këto gjera prej tij, sepse ai godet shkëlqyeshëm dhe i gjuan mirë gjujatjet e lira. Aftësitë e tij nuk i ka askush. Është superlativ”, theksoi Xavi. /RTKLive/