15:49 / 21.02.2022
Ultrasit e Romës mbështesin Mourinhon: Keni çelësat e qytetit
“Besimi ynë, mentaliteti juaj. Ju keni çelësat e këtij qyteti”.
Me këto fjalë në një pankartë të postuar jashtë qendrës sportive Trigoria, tifozët e Romës kanë dashur të shprehin mbështetjen e tyre për trajnerin Jose Mourinho pas përjashtimit ndaj Veronës pas polemikave me arbitrin.
Të shtunën mbrëma pas ndeshjes, ‘Special One’ kishte publikuar një postim në rrjetet sociale foton e Curva Sud duke shkruar kështu : “E dua këtë popull, do të luftoj për ju”.























