Ministrat e Jashtëm të BE-së takohen për uljen e tensioneve në BeH
BKT
Rajoni dhe Bota

Ministrat e Jashtëm të BE-së takohen për uljen e tensioneve në BeH

Lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik po akuzohet për aktivitete korruptive, i cili gjithashtu është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Sanksionet ishin pasojë e qëllimeve të tij për ndarjen e Bosnjës dhe ribashkimin e territorit me Serbinë, shkruan skynews.

Ministrat e Jashtëm të BE-së janë takuar për të diskutuar për mënyrat për të ulur tensionet në Bosnjë, me qëllim që të ndalet ndarja potenciale e këtij vendi.

Kjo po ndodh pas shumë tentimeve të liderit serb në Bosnje, që po tenton të fitojë autonomi më të madhe të serbëve në Bosnje.

Dodik muajin e kaluar u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara për aktivitete korruptive, që zyrtarët amerikanë thanë se kërcënojnë destabilizimin e rajonit dhe shkelin marrëveshjen e Daytonit.

Muajve të fundit, Dodik i bënte thirrje serbëve të Bosnjës që të punojnë që të kenë ushtrinë e tyre që është në kundërshtim me marrëveshjen e Daytonit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota