10:13 / 22.02.2022
A do të luajnë Jota e Firminho në finalen e Carabao Cup? Flet Klopp
Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ende duhet të presë për të parë nëse Diogo Jota dhe Roberto Firmino do të jenë të gatshëm për finalen e Carabao Cup kundër Chelseat të dielën që vjen, raportojnë mediat britanike.
Të dy sulmuesit humbën ndeshjen e së shtunës ndaj Norwich City (3-1), në Premier League dhe duket se do të mungojnë edhe kundër Leeds United, ndeshje kjo që do të luhet të mërkurën mbrëma, raporton RTKLive.com.
I pyetur për shanset e Jota-s dhe Firmino-s nëse do luajnë kundër Chelsea, Klopp tha: “Ende është shumë herët”.
“Është shumë herët të flasë. I pashë të dytë në stërvitje, të dytë duken shkëlqyeshëm. Ata gjithmonë duken të mrekullueshëm”, theksoi Klopp. /RTKLive/























