FFK nesër e prezanton përzgjedhësin e ri
BKT
Sport

FFK nesër e prezanton përzgjedhësin e ri

Federata e Futbollit e Kosovës nesër pritet ta prezantojë trajnerin e ri të Kombëtares.

Ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare, duket se tashmë është e qartë se përzgjedhës i ri Dardanëve do të jetë francezi, Alain Jean Giresse. Raportet se francezi tashmë ka arritur në Kosovë dhe nesër do të prezantohet nga presidenti i FFK-së. Shtëpia e futbollit kosovar në orët e pasdites ka konfirmuar se nesër në “Emerald” do të mbajë konferencë për media në orën 13:00.

Giresse ka një karrierë të gjatë futbollistike ku ka luajtur për Bordeaux nga viti 1970 deri më 1986. Vitet e tij të fundit si futbollist në pozitën e mesfushorit ai i kalojë të Marseille  ku luajti nga viti 1986 – 1988.

Ai ka pasur edhe 47 paraqitje për Francën në karrierën e tij.

Si trajner ai për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).

Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19.