Superliga rikthehet me duele të zjarrta, live në Radio Kosova 
BKT
Sport

Superliga rikthehet me duele të zjarrta, live në Radio Kosova 

Skuadrat elitare rikthehen në aksion këtë fundjave me ndeshjet e javës së 22-të.

Ky vikend do të jetë jashtëzakonisht interesant me disa super-duele. Të shtunën pasdite luhen dy sfida joshëse, ku përballen Drita-Ballkani dhje Llapi-Malisheva.

Dueli mes gjilanasve dhe skuadrës nga Suhareka parashikohet të jetë sjellë një sfidë të zjarrtë pasi që të dy skuadrat janë në garën për titull të kampionit, shkruan RTKLive.com.

Edhe e diela pasdite vjen me disa përballje tejet të rëndësishme dhe interesante. Kryendeshja luhet mes Prishtinës dhe Gjilanit. Prishtinasit në këtë duel vijnë pas barazimit me Drenicën (0-0), në mesjavën që lamë prapa, derisa skuadra e Ismet Munishit vjen pas fitores kundër Dukagjinit (2-1).

Në dy duelet tjera ballafaqohen skuadrat që janë në zonën e rrezikshme: Ulpiana-Drenica dhe Feronikeli-Dukagjini.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro vijnë live në Radio Kosova.

Superliga / Java e 22-të

Të shtunën takohen:

Drita-Ballkani

Llapi-Malisheva

Të dielën takohen:

Prishtina-Gjilani

Ulpiana-Drenica

Feronikeli-Dukagjini

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /RTKLive/