14:22 / 25.02.2022
Top-klubet e Premier League-s pas Dybala-s
Top-klubet e Premier League-s raportohet se janë duke zhvilluar garë të ashpër për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala-n.
Sipas medieve britanike, pesë klubet e mëdha angleze, janë të interesuara për yllin argjentinas, transmeton RTKLive.com.
Dybala duket se në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën tek gjiganti italian.
Negociatat mes torinezëve dhe lojtarit për rinovimin e kontratës së re, janë ndërprerë, dhe duke se lojtari preferon një aventure të re evropiane.
“Manchester United, Chelsea, Arsenal, Manchester City dhe Tottenham, janë klubet që janë të interesuara për argjentinasin”, shkruajnë mediet britanike.
Ndryshe, Dybala kërkohet edhe nga gjiganti spanjoll, Barcelona. /RTKLive/























