15:49 / 26.02.2022
‘Spurs’ deklasojnë Leeds United-in
Tottenham është treguar skuadër shumë e fortë në udhëtim tek Leeds United-in, duke fituar me rezultat bindës prej 0-4, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Premier League-s.
Këtë sfidë e zhbllokoi mbrojtësi Matt Doherty në minutën e 10’, kurse epërsinë për Tottenhamin në 2:0 e dyfishoi Dejan Kulusevski në minutën e 15’ të ndeshjes.
Golin e tretë për “Gjelat” e shënoi sulmuesi anglez Harry Kane në minutën e 27’, kurse golin e fundit të ndeshjes dhe për Tottenhamin e shënoi anësori Heung-Min Son në minutën e 85’ të ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Tottenhami ngjitet në vendin e shtatë në kuotën e 42 pikëve, krahas Leeds që zë vendin e 15 me gjithsej 23 pikë.























