21:54 / 28.02.2022
Varhely e Peach diskutuan për Ballkanin Perëndimor
Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhely ka diskutuar sot në Londër me të dërguarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.
Varhely në një postim në Twitter ka shkruar se së bashku me Peach kanë dhënë njëherësh mbështetjen e tyre për rajonin.
“Diskutim i mirë me të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, sot në Londër: u diskutuan zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, si dhe mbështetja për rajonin, përfshirë tranzicionin energjetik”, shkruan ai.
Varhely shtoi se bashkëbiseduesit prekën ndikimin e krizës ukrainase dhe mënyrat për ta ndihmuar vendin e prekur nga agresioni rus.























