Në 23 vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori Hetem Hasaj
Përfaqësues komunal, organizatat e dala nga lufta, familjarë të dëshmorit dhe qytetarë të shumtë në fshatin Gajre, kanë nderuar në 23 vjetorin e rënies, dëshmorin e UÇK-së, Hetem Hasaj. Në fjalën e tij Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi, tha se ditë të tilla na shtojnë ndjenjën e krenarisë dhe dashurinë ndaj atdheut.
"Ditët përkujtimore sa të dhimbshme që janë, janë po aq ditë krenarie. Prania juaj e madhe në këtë ditë përkujtimore, dëshmon se Heronjtë dhe dëshmorët janë të përjetshëm për aq sa ne do ti kujtojmë, sado që koha kalon" tha mes tjerash nënkryetari Vishi.
Ndërsa në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së foli Hajrush Kurtaj zëvendës Komandant në Brigadën 162 " Agim Bajrami". Në emër të familjes foli djali i dëshmorit Hetem Hasaj, Dardani. Në fund u paraqit edhe një program i shkurtër kulturo artistik. Në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Gajre, kurora lulesh kanë vendosur Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi bashkë me zyrtarë komunal, përfaqësues dhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të dëshmorit etj. Homazhe dhe kurora lulesh janë vendosur edhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve.























