Sonte Real Betis-Rayo Vallecano, live në RTK
BKT
Sport

Sonte Real Betis-Rayo Vallecano, live në RTK

Emocionet e Kupës së Mbretit të Spanjës, do të vazhdojnë sonte në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), me ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së dytë Real Betis-Rayo Vallecano

Athletic Bilbao mbrëmë eliminoi Valencian, duke prekur finalen e madhe të kësaj gare joshëse në Spanjë.

Edhe sfida e sontme mes Betisit dhe Vallecanos, parashikohet të sjellë një sfidë të zjarrtë pasi që të dy skuadrat synojnë të kualifikohen në finale, shkruan RTKLive.com.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur me fitoren e Betisit, me rezultat 2-1.

Betisi është mw afër finales, megjithatë, ndeshje të tilla janë të paparashikueshme dhe finalisti do të dihet vetëm pas fishkëllimës së fundit të arbitrit të ndeshjes.

Ndeshja Real Betis-Rayo Vallencano nis në orën 21:00. /RTKLive/