12:32 / 03.03.2022
Bullgaria shënon 144 vjetorin e çlirimit
Pavarësisht thirrjeve për anulimin e festës sonë kombëtare sivjet për shkak të luftës në Ukrainë, festimet me rastin e 144 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë do të zhvillohen. Kryeministri Kiril Petkov do të marrë pjesë në festën solemne në majën Shipka, ku u zhvillua një nga betejat më të rëndësishme gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke.
Presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova do të marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar bullgar para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje, ku do të nderojnë kujtimin e të vdekurve për lirinë e Bullgarisë.(BNR)























