22:26 / 03.03.2022
Laureatët 2021, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi më të mirët
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në një ceremoni zyrtare ka bërë sot përzgjedhjen e "Laureatëve" të vitit 2021, respektivisht sportistët më të mirë të vitit që lamë pas.
Vitin e kaluar, këtë epitet e morën basketbollisti Dardan Berisha dhe xhudistja Distria Krasniqi. Ndërkaq, për vitin 2021 sportistët më të mirë erdhën të dy nga xhudo. Në kategorinë e meshkujve më i miri u zgjodh xhudisti Akil Gjakova, kurse në kategorinë e femrave më e mira u zgjodh Distria Krasniqi.























