Juve, gati të shkëpusë kontratën me Ramsey-n
BKT
Sport

Juve, gati të shkëpusë kontratën me Ramsey-n

Klubi italian, Juventus raportohet se është i gatshëm të prishë kontratën me uellsianin Aaron Ramsey.

Uellsiani këtë sezon të garave, po luan tek Rangers në formë huazimi.

Sipas mediave italiane, ‘Zonja e Vjetër’ është duke menduar të prish kontratën me Ramsey-n, i cili po luan sezonin e parë tek skuadra skoceze, Rangers, transmeton RTKLive.com.

Torinezët janë të gatshëm të hynë në negociata me Rangersin për shitjen e kartonit të plotë të uellsianit. /RTKLive/