12:06 / 04.03.2022
Botman refuzon Newcastle-n për Milanin
Mbrojtësi i Lilles, Sven Botman raportohet se dëshiron kalimin tek gjiganti italian, AC Milan.
Sipas mediave të huaja, Botman do të refuzojë çdo ofertë nga klubi anglez, Newcastle për t’i bashkuar Milanit, transmeton RTKLive.com.
Newcastel po insiston që ta blejë mbrojtësin holandez, por thuhet se lojtari preferon kalimin tek ‘Rossonerët’.
Madje, krerët e Milanit janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Lillen për transferimin e Botman gjatë kësaj verë në ‘San Siro’. /RTKLive/























