Serbët në Beograd marshojnë në mbështetje të Rusisë
Derisa po thuajse e gjithë bota është duke e dënuar ashpër agresionin rus në Ukrainë, në kryeqytetin e Serbisë u mbajt një protestë në mbështetje të popullit rus, e organizuar nga disa grupe të krahut të djathtë.
Kjo protestë u mbajt në afërsi të Presidencës së Serbisë, e ku pjesëmarrësit dhanë mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila tash e nëntë ditë filloi invazionin ushtarak të Ukrainës.
Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë - Damnjan Knezheviq nga Patrulla Popullore dhe Mladen Obradoviq nga Obraz - iu drejtuan pjesëmarrësve të protestës.
Ata thanë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, do të dalin dy herë më shumë njerëz në rrugë se sa sonte.
Knezheviq tha se "se rusofobia në Serbi është një gabim statistikor" dhe se "për çdo serb është një vëlla rus".























