Nis projekti për vendosjen e Shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë
   Komunat

Nis projekti për vendosjen e Shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

Në vigjilje të “Epopesë së UÇK-së, shefi i Grupit Parlamentar të Asambleistëve të PDK-së në Prishtinë, Leotrim Retkoceri, i ka dorëzuar kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Rama, propozimin për nisjen e procedurave për realizimin e projektit për realizimin e shtatores së Komandantit legjendar Adem Jashari në kryeqytetin e Kosovës.

“Ka më shumë se dy dekada që në Prishtinë mungon shtatorja e komandatit legjendar, Adem Jashari. Duke dashur që kësaj pritje t’i japim fund, Grupi i Asambleistëve të PDK-së në koordinim me nënkryetaren Donjeta Sahatçiu ka marrë iniciativë për ta përshpejtuar këtë projekt kombëtar. Pritjes së madhe po i vjen fundi. Bac, Prishtina të pret!”, ka thënë Retkoceri përmes njoftimit në faqen e tij në Facebook.

Propozimin e PDK-së për këtë projekt po e mbështetë edhe parteneri i koalicionit në kryeqytet, LDK-ja.


APR
Romay Lift