Kastrati: Në Prekaz gjejmë sakrificën e luftës çlirimtare
   Komunat

Kastrati: Në Prekaz gjejmë sakrificën e luftës çlirimtare

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati ka bërë homazhe sot me rastin e shënimit të 24-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së.

Ai me këtë rast tha se familjen e komandantit legjendar Adem Jashari do ta kujtojnë përgjithmonë për luftën e saj heroike.

“Kemi ardhur këtu së bashku me familjen e dëshmorëve dhe me shoqatat e dala nga lufta për të kujtuar 5, 6 dhe 7 marsin si datë historike, e cila ka bërë kthesë të madhe në historinë kombëtare shqiptare… Në Prekaz i gjejmë të gjitha, e gjejmë edhe sakrificën edhe luftën, patriotizmin, forcën edhe krenarinë”, tha ai.

Ndryshe, me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës homazhe sot kanë bërë edhe shumë qytetarë. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa