15:42 / 06.03.2022
Elche-Barcelona, formacionet zyrtare
Formën e jashtëzakonshme nëpër të cilën është duke kaluar, Barcelona kërkon që të vazhdojë edhe në xhiron e 27 të kampionatit spanjoll La Liga ku do të ballafaqohet me Elchen e vendit të 14-të.
Katalanasit janë momentalisht të pozicionuar në vendin e katërt në tabelë me 45 pikë dhe po kërkojnë të ngjiten edhe më lartë pasi kanë vetëm një pikë më pak se Real Betisi i vendit të dytë.
Ndeshja fillon nga ora 16:15 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Elche: Badia, Mojica, Gonzalez, Roco, Barrega, More, Mascarelli, Guti, Fidel, Boya, Milla
Barcelona: Ter Stegen, Jordi Alba, Dani Alves, Pique, Araujo, Busquets, Pedri, De Jong, Gavi, Dembele, Aubameyang.























