14:49 / 07.03.2022
Ramosaj: Urime 7 Marsi mësues, ju që i jepni dritë, frymë e shpirt kombit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot bashkë me Drejtorinë e Arsimit kanë ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga 7 marsi i vitit 2021 deri sot.
“7 Marsi është burim frymëzimi për edukimin e popullit gjeneratë pas gjenerate dhe i tillë do të mbetet gjithmonë, sepse janë pikërisht shkollat tona ato që nxorrën dijetarë, mësues e luftëtarë të lirisë.
Urime 7 Marsi mësues, urime dita juaj. Ju që i jepni dritë, frymë e shpirt kombit”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.