Epopeja e UÇK-së përmbyllet me ndezjen e flakadanit të lirisë
   Komunat

Epopeja e UÇK-së përmbyllet me ndezjen e flakadanit të lirisë

Epopeja e UÇK-së është përmbyllur me ndezjen e flakadanëve të lirisë pranë varreve të 85 dëshmorëve, në kompleksin memorial të Kaçanikut.

Në shënimin e përvjetorit të Epopesë së UÇK -së, e cila kulmoi me ndezjen e zjarreve, i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, familjarë të dëshmorëve dhe ish ushtarë të UÇK-së e qytetarë të tjerë. Me këtë rast Kryetari Ilazi tha se në këtë ditë kujtojmë sakrificën e Familjes Jashari, e cila bëri histori dhe është një rast unik në botë i flijimit për liri. Ditët 5, 6 dhe 7 Mars shënuan kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve tona për liri.


APR
Romay Lift