Superliga rikthehet me derbin e zjarrtë Drita-Gjilani
Elita e futbollit të Kosovës, vjen këtë mesjave me ndeshjet e xhiros së 24-të.
Kjo mesjave sjellë derbin më të madh në vendin tonë, përballjen e rivalëve të qytetit të Gjilanit, Gjilani-Drita, shkruan RTKLive.com.
Dueli i mes dy rivalëve të përbetuar gjilanas, pritet të prodhojë një sfidë tejet interesante pasi që të dy skuadrat synojnë majat e tabelës.
Drita vjen në këtë ndeshje pas humbjes kundër Drenicës, derisa Gjilani në duel me Dritën hyn pas fitores kundër Ulpianës.
Interesant pritet të jenë edhe përballjet Llapi-Drenica dhe Malisheva-Ballkani.
Superliga/Java e 24-të
Të mërkurën takohen:
Feronikeli – Prishtina
Ulpiana – Dukagjini
Malisheva – Ballkani
Të enjten takohen:
Drita – Gjilani
Llapi – Drenica
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /F.B/























