13:44 / 08.03.2022
AME: Digjet trafo afër termocentralit B në Obiliq
Para disa çastesh u raportua. përmes pamjeve në media, për një zjarr afër Termocentralit Kosova B, në Obiliq.
Nga stacioni policor në Obiliq thanë për RTKlive se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka ndonjë informatë më shumë nga terreni.
Kurse, nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave thonë se një trafo e rrymës po digjet afër termocentralit dhe nuk ka raportime për pasoja në njerëz. /S.K./RTKlive