Komuna e Gjakovës ndanë mirënjohje për gratë
   Komunat

Komuna e Gjakovës ndanë mirënjohje për gratë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini bashkë me kryesuesen e Kuvendit ka ndarë mirënjohje për disa gra të fuqishme dhe me kontribut të çmuar në fusha të ndryshme, në të mirën dhe zhvillimin e vendit.

“Sot në ditën ndërkombëtare të gruas, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini bashkë edhe me kryesuesen e Kuvendit të Komunës Arbëresha Kuqi, kanë takuar dhe në emër të komunës së Gjakovës, kanë ndarë mirënjohje për disa nga gratë më të fuqishme dhe me kontribut të çmuar në fusha të ndryshme, në të mirë dhe zhvillim të vendit tonë. Në këtë ditë të shënuar për to, përpos urimeve dhe dëshirave më të mira, kryetari Gjini mes tjerash ka thënë se nuk duhet të harrojmë që gruaja është një shtyllë e fuqishme e përparimit dhe avancimit të popullit dhe shtetit dhe përkundër përmirësimit të dukshëm të gjendjes së gruas sot, na mbetet ende punë për të bërë që gruaja të vazhdojë të përfaqësohet edhe më mirë në rrethin tonë shoqëror. Urimet më të përzemërta, për nënat, motrat dhe gratë tona!”, ka njoftuar komuna.


APR
Romay Lift