KRU “Gjakova” rrit intensifikimin e bashkëpunimit me Komunën
   Komunat

KRU “Gjakova” rrit intensifikimin e bashkëpunimit me Komunën

U.D i Kryeshefit Ekzekutiv nga KRU “Gjakova” Visar Hasi së bashku me menaxhmentin e ujësjellësit në një vizitë zyrtare me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini u dakorduan për vazhdimin e disa projekteve jetike për banorët e Gjakovës.

Furnizimi me ujë të pijes për fshatin Firzë, ndërrimi i gypit fi 250 në rrugën “Skënderbeu”, vazhdimi i Kolektorit të Parë nga Rrjeti u Ujërave të Zeza, këto janë vetëm disa nga projektet që së shpejti do të nisin realizimin si bashkë investim me Komunën e Gjakovës.
Në vazhdimësi KRU “Gjakova” do të sjelli të tjera investime të rëndësishme për të sofistikuar
shërbimet e Rrjetit të Ujësjellësit dhe Kanalizimit!


APR
Romay Lift