Juve dorëzon ofertën për Pogban
BKT
Sport

Juve dorëzon ofertën për Pogban

Klubi italian, Juventusi raportohet se tashmë ka dorëzuar tek Manchester Unitedi ofertën për Paul Pogban.

Ylli francez duket se ka vendosur që në fund të këtij sezoni, të ndajë rrugët me ‘Djajtë e Kuq’.

Sipas mediave italiane, ‘Zonja e Vjetër’ është e vendosur që ta rikthejë në skuadër francezin, transmeton RTKLive.com.

Negociatat për kthimin e 28-vjeçarit në Torino po ecin mirë, dhe siç raportohet, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla para së të arrihet marrëveshja zyrtare.

“Juventusi ka dorëzuar ofertë te Manchester Unitedi për Paul Pogba”, shkruajnë mediat italiane.

Ndryshe, francezi është duke u monitoruar edhe nga Real Madrid, por sipas të gjitha gjasave, e ardhmja e Pogbas do të jetë në Torino. /F.B/