Izetbegoviq: Nëse Rusia humbë, do të qetësohen forcat radikale në Ballkan
BKT
Rajoni dhe Bota

Izetbegoviq: Nëse Rusia humbë, do të qetësohen forcat radikale në Ballkan

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Bosnje dhe Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq, thotë se forcat radikale në Ballkan do të shuheshin nëse Rusia humbë në luftën në Ukrainë.

“Nëse Rusia bie në këtë konflikt, atëherë forcat radikale në Ballkan do të qetësohen dhe nëse del e kundërta, atëherë ato do të aktivizohen. Mendoj se Vuçiq do të vazhdojë të kënaqë kërkesat e Rusisë dhe BE-së në këtë mënyrë. Qëllimi është të fitojmë zgjedhjet, jo të zemërojmë Serbinë”, tha Izetbegoviq për FTV, shkruan Danas.

Ai më tej vlerësoi se përderisa lideri i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) Milorad Dodik është në politikë, Bosnja dhe Hercegovina  “ kurrë nuk do të lulëzojë”.

“Dodik po punon gjithnjë e më me shumë arrogancë kundër BeH-së”, tha ai.

Sipas tij, Dodik së fundmi ka ndryshuar retorikën e tij për shkëputje, duke shtuar se nëse Rusia fiton në Ukrainë, ai do të aktivizojë planet e tij politike.

“Nuk e di se çfarë mendon Aleksandar Vuçiq, mendoj se këto janë plane të dyfishta, gjithçka do të varet nga bilanci i fuqisë përmes konfliktit në Ukrainë, do të jetë më e fortë me Dodikun”, tha Izetbegoviq./S.Kelmendi


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota