Pochettino: Eliminim i dhimbshëm, e vështirë të ringrihemi
BKT
Sport

Pochettino: Eliminim i dhimbshëm, e vështirë të ringrihemi

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka mbetur tejet i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e mbrëmshme kundër Real Madridit, që i kushtoi me eliminim nga Liga e Kampionëve.

Në fakt, parisienët e mbyllën në epërsi pjesën e parë në “Santiago Bernabeu”, por më pas në pjesën e dytë ishte Karim Benzema që realizoi tre gola, duke ia mundësuar madrilenëve kalimin në çerekfinale të garës elitare të futbollit evropian.

“Ky është një eliminim i dhimbshëm. Te goli i parë ishte një faull i qartë i Benzemas te Donnarumma. Gjithçka ndryshoi pas pësimit të golit të parë. Ne dominuam gjashtëdhjetë minuta, por më pas bëmë gabime. Është shumë e vështirë të menaxhosh një ekip pas një ngjarjeje të tillë. Championsi ishte objektivi i PSG-së, tani do të jetë e vështirë të ringrihemi. Gjithsesi, ne humbëm nga njëra prej klubeve më të mira në botë, por tani gjithçka bëhet e vështirë”, tha Pochettino, i cili pas këtij eliminimi nga Champions do ta ketë të vështirë ta mbajë pozitën e trajnerit te skuadra franceze./RTKlive/