Vuçiq për deklaratën e Haradinaj:Forca jonë janë fabrikat, rrugët e ushtria
BKT
Rajoni dhe Bota

Vuçiq për deklaratën e Haradinaj:Forca jonë janë fabrikat, rrugët e ushtria

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha në një debat televiziv mbrëmë se Beogradi do të bombardohet nëse vetëm një ushtar serb hyn në Kosovë.

Presidenti serb tha se duhet pyetur Haradinajn kush do të na bombardonte, ai apo dikush tjetër, shkruan Novosti.

“Nuk kam koment për deklarata të pakuputimta. Serbia do të ruajë paqen dhe stabilitetin. Forca jonë është fabrika, rrugët dhe spitalet. Forca jonë është ushtria jonë dhe do të jetë edhe më e fortë”,  tha Vuçiq  për gazetarët e mbledhur në Loznica.

“Unë e di se amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtar serb të hyjë në territorin e Kosovës. Unë e di se Beogradi do të bombardohet nëse ndodh diçka si kjo, si në vitin 1999, lidershipi serb e di mirë. Nëse oficeri serb kalon nëpër territorin e Kosovës, Beogradi do të bombardohet, jo ndonjë territor tjetër ", deklaroi në mbrëmjen e të mërkurës Haradinaj./S.Kelmendi/RTKlive


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota