Pronari i marketit në Skenderaj dënohet 1 000 euro që shiti vajin 3.49 euro
   Komunat

Pronari i marketit në Skenderaj dënohet 1 000 euro që shiti vajin 3.49 euro

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se do të gjobitin secilin që luan me çmime në treg, duke njoftuar se kanë dënuar me një mijë euro pronarin e një marketi, i cili kishte shitur vajin me çmim prej 3.49 Euro.

Nura ka shkruar se do të ketë gjoba për secilin që provon të përfitojë në mënyrë të pandershme.

“Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve. Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit”, thotë ai.

Kryetari i Skenderajt ka pohuar se do të ketë zero tolerancë për abuzuesit.

Sot në disa markete në Kosovë një litër vaj ka kushtuar 3.49 Euro.

 


APR
Romay Lift