Dodik takohet me Lajçak, Varhelyi dhe Borell në Turqi
BKT
Rajoni dhe Bota

Dodik takohet me Lajçak, Varhelyi dhe Borell në Turqi

Anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, sot në ditën e parë të Forumit Diplomatik në Antalia, është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Dodik do të takohet gjithashtu me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, si dhe me presidentin slloven Borut Pahor, raporton RTS.

Sipas protokollit, në forum merr pjesë edhe anëtari boshnjak i Presidencës së BeH, Sefik Xhaferoviq./S.K./RTKlive


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota