Nënshkruhet granti nga skema e Granteve të ndihmës Japoneze
   Komunat

Nënshkruhet granti nga skema e Granteve të ndihmës Japoneze

Në Komunën në Prizrenit u mbajt ceremonia e nënshkrimit të grantit nga skema e Granteve të ndihmës Japoneze për Projektet e Sigurisë Bazike Njerëzore (GGP).

Gjatë ceremonisë, Keisuke Yamanaka, i ngarkuar me punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, nënshkroi grant kontratën në vlerë prej 69,189 euro me Florina Duli Sefaj, Drejtoreshë Fondacionit Terre des Hommes Lausanne në Kosovë, për “Projektin për Renovimin e Qendrës Nashec për Mbrojtjen dhe Fuqizimin e Fëmijëve në Prizren”.

Në ceremoni morën pjesë Shaqir Totaj, kryetar i Komunës së Prizrenit, përfaqësues të

Fondacionit Terre des Hommes Lausanne në Kosovë dhe Yamanaka, i Ngarkuar me Punë

pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë.

Në fjalimin e tij, Yamanaka, shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e Komunës së Prizrenit

në këtë projekt si dhe pritjet nga ekspertiza e Fondacionit Terre des Hommes Lausanne në

Kosovë për mbështetje të fëmijëve në nevojë.

Projekti ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të nevojshme për mbrojtje dhe arsimim të fëmijëve në rrezik nga abuzimi dhe trafikimi me qenie njerëzore si dhe mbështetjen për familjet e tyre, duke rehabilituar objektin e Qendrës Nashec, dhe shndërruar atë në objekt mbrojtjeje për fëmijët, e cila ndodhet në fshatit Nashec, në Komunën e Prizrenit, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Qeveria e Japonisë prezantoi për herë të parë skemën e GGP në vitin 1989 me qëllim që të plotësonte nevoja të ndryshme socio-ekonomike në vendet në zhvillim. Skema GGP ndihmon OJQ-të dhe institucionet publike lokale në përpjekjet e tyre për t'iu përgjigjur nevojave të ndryshme zhvillimore në nivel bazik. Qëllimi kryesorë është të përmirësojë nevojat bazike njerëzore, duke synuar kryesisht fushat e shëndetit, arsimit, mjedisit dhe mirëqenies sociale.

Pra, targeti kryesorë është përmbushja e nevojave të ndryshme të komuniteteve lokale si dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në mirëqenien bazike të komuniteteve, duke mbështetur drejtpërdrejt aktivitetet e zhvillimit në mënyrë të shpejtë dhe të saktë.

Në Kosovë, Japonia ka zbatuar skemën GGP para se vendi të fitonte pavarësinë. Deri më sot, shuma e përgjithshme e GGP-së japoneze pas pavarësisë së Kosovës arrin në 3,380,344 euro me 53 projekte (përfshirë 1 GGP Kulturore) në mbarë vendin.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa