Policia liron trotuaret në rrugën unazore të qytetit të Prizrenit
   Komunat

Policia liron trotuaret në rrugën unazore të qytetit të Prizrenit

Sot policia rajonale në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ për lirim e trotuareve, me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion përfshirë edhe këmbësorët.

Ky aktivitet i policisë përveç punës së përditshme, bazohet edhe në ankesat e qytetarëve dhe bizneseve në Prizren, sidomos në rrugën unazore të qytetit.

Drejtoria rajonale në këtë aktivitet ka angazhuar njësi të specializuara: Njësisë e komunikacionit rrugor, njësitet policore te stacioneve policore Prizren, Prizren VERI dhe NJRSH.


APR
Romay Lift