​Inspektohen marketet në Malishevë
   Komunat

​Inspektohen marketet në Malishevë

Target i inspektimit nga ana e inspektorëve të Komunë së Malishevës ishin qendrat tregtare në qytezën e Malishevës, me specifikacion artikujt e vajit, miellit, sheqerit dhe kripës.

Inspektorët, kërkonin faturat e furnizimit me këta artikuj dhe nga afër panë se në disa qendra tregtare, markete, vaji nga disa lloje nuk ndryshonte në çmimore, por ishte i ndryshëm në sasi, një ashtu edhe produktet tjera, kurse çmimet krahasuar me një ditë më parë tashmë kishin shënuar rënie.

“Sipas asaj që u pa në depot e këtyre qendrave tregtare, janë të furnizuar mirë dhe pritet të furnizohen edhe ditëve në vijim, prandaj nuk ka vend për panik, njëherit u kërkua nga përgjegjësit e marketeve që rigorizisht të mos manipulojnë me situatën e paqëndrueshme, në të kundërtën mund të pasoj ndjekja ligjore. Inspektorati i Komunës së Malishevës, kërkon nga qytetarët që për çdogjë të parregullt që vërejnë gjatë blerjes së artikujve, kur hasin në parregullësi të lajmërojnë institucionin përgjegjës, inspektorët”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e inspektoratit ka në objektiv të përditshëm inspektimet nëpër marketet brenda qytezës së Malishevës, por edhe në gjithë territorin e saj.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa