Malisheva e fortë për Drenicën, s’ka gola në Klinë
BKT
Sport

Malisheva e fortë për Drenicën, s’ka gola në Klinë

Dukagjini dhe Drita kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola, të dielën në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndonëse të dy skuadrat krijuan disa raste për gola, megjithatë, rrjetat heshtën në këtë duel.

Dukagjini mbetet në zonën e rrezikshme me 25 pikë të tubuara në vendin e tetë, kurse, Drita renditet e treta me 43 pikë të grumbulluara, shkruan RTKLive.com.

Ndërkohë, sfidë tejet interesante është zhvilluar edhe në përballjen Drenica-Malisheva, ndeshje të cilën e fitojë skuadra mysafire me rezultat 2-3.

Kjo ndeshje ishte me plotë kthesa, derisa u shënuan pesë gola. Bruqi (18’), Hyseni (45’) dhe Xhaka (72’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Arsim Thaqit, kurse, për drenicasit realizuan Hamiti (22’) dhe Abazi (53’).

Pas kësaj fitore, Malisheva bën hapin e madh në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme, pasi që tani ka 32 pikë, aq sa kanë Drenica dhe Prishtina në mesin e tabelës. /F.Bytyqi/