15:30 / 13.03.2022
S’ka fitues në derbin Gjilani-Llapi
Shend Kelmendi e ka shpëtuar Gjilanin nga disfata kundër Llapit, duke shënuar golin barazimit 1-1, ndeshjen e zhvilluar në Gjilan në derbin e javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapjanët ishin afër fitores në këtë duel duke qenë në epërsi prej 0-1 deri në finish të ndeshjes, por ishte Kelmendi, i cili në minutën e 90+1, shënoi një super-gol duke ia siguruar një pikë skuadrës së Ismet Munishit në këtë përballje dramatike.
Skuadra e Tahir Batatinës përmes Francisco Rivera zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën mike në avantazh prej 0-1.
Pas këtij barazimi, Gjilani ka 48 pikë në vendin e dytë, tri pikë më pak se lideri i tabelës, Ballkani, derisa Llapi është e katërta me 41 pikë të tubuara. /F.Bytyqi/























