Batatina pas barazimit me Gjilanin: Gjyqtari na mori fitoren
BKT
Sport

Batatina pas barazimit me Gjilanin: Gjyqtari na mori fitoren

Gjilani dhe Llapi kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, në ndeshjen kryesore të javës së 25-të në elitën e futbollit të Kosovës.

Trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina pas ndeshjes ka akuzuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes për barazimin ndaj gjilanasve.

Sipas tekniku llapjan skuadrës së tij, fitoren ia mori gjyqtari Shala dhe jo Gjilani.

“Unë jam i zhgënjyer me rezultatin. Ky arbitër nuk e meriton të referojë në Superligë. Gramoz Shalës duhet ti vjen marre. Sot u vërejt se që nga sekonda e parë kishte ardhur me na mposht. Vetëm karakteri i Llapit ia doli. Këto pikë i mori Gramoz Shala e jo Gjilani. Çdo kontakt i yni ka qenë faul për kundërshtarin. Duhet t’i vjen marre sepse njerëzit po investojnë miliona. Ai e di më së miri me njerëzit që janë atje në Federatë se çka kanë bërë sot. E kemi dominuar Gjilanin. Deri në mëngjes Gjilani me pas luajt nuk do të shënonte. Këto pikë le ti marr Gramozi le ti çon te shpija. Sa të jam unë, Gramoz Shala më nuk do ti referojë Llapit. Përgjegjësia është e tij personale”, tha Batatina pas ndeshjes.