​Interi mezi merr një pikë ndaj Torinos
BKT
Sport

​Interi mezi merr një pikë ndaj Torinos

Eliminimi nga Liga e Kampionëve përball Liverpoolit është pasuar nga një tjetër zhgënjim për tifozët e Interit pasi skuadra e tyre ka marrë vetëm një pikë në Serie-A duke u ndalur nga Torino me rezultat 1-1 në udhëtim.

Kampioni në fuqi po vazhdon të humb pikë rrugës duke hapur rrugë kështu për rivalët e tyre si Milani e Napoli në luftën për titull në këtë edicion garues.

Sa i përket rezultatit, Torino kaloi në epërsi në minutën e 12’ të ndeshjes kur Bremer realizoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit nga Pobega.

Kur po mendohej se ndeshja do të mbyllej me barazim, në skenë doli Alexix Sanches që realizoi në minutën e 92’ për 1-1 dhe rezultatin final të kësaj sfide.

Ky barazim e lë Interin në pozitën e tretë me 59 pikë, katër më pak se Milani që e kryeson tabelën dhe një më pak se Napoli i vendit të dytë. Zikaltërit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Bolonjës për të cilën ende nuk është caktuar një datë se kur do të zhvillohet.