​Rama: Rritja e çmimeve të taksive, stimulon përdorimin e trafikut urban
   Komunat

​Rama: Rritja e çmimeve të taksive, stimulon përdorimin e trafikut urban

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur sot edhe rreth vendimit për shtrenjtimin e shërbimeve të taksive në kryeqytet.

Ai në një konferencë për media tha se rritjen e çmimeve të taksive e kanë lejuar pas ngritjes së çmimit të naftës, ndërsa theksoi që rritja e këtij çmimi stimulon përdorimin e trafikut urban, kjo duke u bazuar në atë se ato fonde shkojnë te qytetarët.

“Ngritja e çmimit është kërkesë e taksive, për arsye të ngritjes së larta të çmimeve të naftës, për këtë periudhë kohore përderisa ngritja është e lartë e çmimeve kemi lejuar edhe ngritjen e çmimeve të taksive, ndërsa ajo do të rishqyrtohet në të ardhmen, d.m.th nëse ka bazë për ta ndryshuar... (4:41) Aspekti tjetër është që të stimulojmë përdorimin e trafikut urban, po ashtu edhe me intervenimet tona urbane që tash mundësojnë edhe hapjen e hapësirave publike që mundësojnë në zonën në qendër, të stimulojmë edhe përdorimin e trafikut urban sa më shumë që është e mundur sepse ato fonde shkojnë drejtpërdrejtë mbrapa në shërbimet për qytetarët tonë” tha Rama.

Ndërsa sa i përket lagjeve dhe fshatrave të kryeqytetit të cilat nuk kanë trafik urban, Rama u shpreh që janë në një bashkëpunim me Bankën Evropiane për të marrë edhe 30 autobusë shtesë.

“Edhe me këtë kemi pasur takime me Bankën Evropiane të cilët jemi në bashkëpunim me ta për të nënshkruar kontratën, që të marrim edhe 30 autobusë shtesë. Po ashtu, të njëjtën kohë e kemi edhe memorandumin e bashkëpunimit për bashkëpunim me sektorin privat. Pra të gjitha këto kompani private, të cilat ofrojnë shërbime nëpër fshatra të ndryshme do të kenë mundësi që tash të ndërrojmë këtë qasje, të jenë kontratat e bazuara në kilometra e jo në destinacion”, u shpreh Rama.

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ngritjen e tarifës së startit të taksive nga 1.50 në 2 euro për kilometrat e parë. Më herët, starti ka qenë 1.50 euro i taksive në Prishtinë, ndërsa me ngritjen e çmimit të derivateve edhe shërbimet e taksive janë shtrenjtuar.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa