Vokrri zyrtarizon kandidaturën për të parin e FFK-së
BKT
Sport

Vokrri zyrtarizon kandidaturën për të parin e FFK-së

Gramoz Vokrri do të jetë kundërkandidati i Agim Ademit për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 6 prill.

Lajmin e ka konfirmuar vet Vokrri përmes një shkrimi në “Facebook” ku ka bërë të ditur se nesër në ora 11:00 edhe do ta bëjë deponimin e nënshkrimeve.

“Futbolldashës, futbollistë, punonjës sportiv dhe ju donatorë të klubeve të futbollit në vend ndër vite, të gjithë padallim”, ka shkruar fillimisht Vokrri. “Pas mbështetjes që më ofruan një numër i konsiderueshëm i klubeve, ju njoftoj se nesër në ora 11:00 do të bëhet deponimi i nënshkrimeve, nënshkrime këto që më bëjnë edhe zyrtarisht kandidat për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës” ka bërë të ditur më tutje ai.