Championsi vjen sonte me dy ndeshje, spikat dueli Juve-Villareal
BKT
Sport

Championsi vjen sonte me dy ndeshje, spikat dueli Juve-Villareal

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me dy ndeshjet e fundit të 16-së finales.

Mbrëmja e sontme vjen me duelet Juventus-Villareal dhe Lille-Chelsea, shkruan RTKLive.com.

Sfida kryesore luhet në Torino, ku gjiganti italian përballet me skuadrën spanjolle, Villareal.

Ballafaqimi i parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1, rezultat që la gjithçka të hapur për duelin e sontem.

“Zonja e Vjetër” e cila po kalon formë të mirë synon të kalojë në rrethin tjetër të Championsit, edhe pse nuk do të jetë lehtë, sepse Villareali nuk ka udhëtuar në Torino më flamur të bardhë.

Interesant pritet të jetë edhe sfida mes kampionit në fuqi të Francës, Lille, skuadër në të cilën luan edhe ylli kosovar Edon Zhegrova  dhe Chelseat.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur me fitoren e londinezëve prej 2-0.

Sonte takohen:

Juventus-Villareal

Lille-Chelsea

Të dy ndeshjet nisin në orën 21:00. /F.BYTYQI/