Hyseni: Tërheqja e investimeve të huaja janë synim yni
   Komunat

Hyseni: Tërheqja e investimeve të huaja janë synim yni

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se tërheqja e investimeve të huaja e projekteve ambicioze është synim kryesor gjatë mandatit qeverisës.

Këto komente, kryetari Hyseni i bëri pas takimit me përfaqësues të United Alsaqer Group.

“Tërheqja e investimeve të huaja e projekteve ambicioze është synim i yni gjatë mandatit tonë qeverisës. Gjilanin e vizituan sot përfaqësues të United Alsaqer Group, kompani investimesh nga UAE, me të cilët biseduam mbi planet e Komunës sonë si Zona Ekonomike apo investimet në fushën e turizmit dhe mundësitë e bashkëpunimit mes nesh. Iniciativat dhe investimet e ndryshme janë gjithmonë të mirëseardhura, në dobi të zhvillimit të Gjilanit”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /F,S


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa