Kualifikohen Drita dhe Llapi, bie Gjilani
Drita dhe Llapi janë kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, pasi sot mposhten Ulpianën përkatësisht Gjilanin.
Skuadra e Llapit ka mundur Gjilanin, me rezultatin 2:0. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, me Llapin që vendosi gjithçka me dy gola brenda 10 minutave të fundit.
Fillimisht ishte Drilon Fazliu që në minutën e 84’ zhbllokoi rezultatin dhe dërgoi llapjanët në epërsi.
Shtatë minuta më vonë, në minutën e parë shtesë të ndeshjes, Alef Firmino mbyti ndeshjen me golin që dyfishoi epërhsinë.
Me fitoren 2:0, Llapi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, kurse skuadra e Munishit mbetet në garë vetëm në Superligë.
Ndërkohë, Drita ka shënuar fitore të lehtë me rezultatin 3:0 përballë skuadrës së Ulpianës.
‘Intelektualët’ kaluan në epërsi me golin e Astrit Fazliut, i cili në minutën 24’ qëlloi saktë nga penalltia për epërsinë 1:0.
Në pjesën e dytë Drita gjeti golin edhe dy herë, fillimisht me Almir Ajzeraj në minutën e 57’, e pastaj rezultati u vulos në minutën e 75’.
Drita kalon tashmë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, kurse Ulpiana i jep fund aventurës së saj.
Ndërkaq, sfida mes Ballkanit dhe Prishtinës, ka shkuar në vazhdime pasi koha e rregullt është mbyllur baras 1-1.























