Prishtina ‘rrëzon’ Ballkanin, prek gjysmëfinalen e Kupës
BKT
Sport

Prishtina ‘rrëzon’ Ballkanin, prek gjysmëfinalen e Kupës

Prishtina është skuadra e radhës që ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit sot në udhëtim mundën Ballkanin, me rezultat 2-1, pas lojës shtesë pasi që koha e rregullt u mbyll baras 1-1.

Dueli mes Ballkanit dhe Prishtinës, ka prodhuar një sfidë dramatike.

Prishtina kaloi e para në epërsi, kur në minutën e 24’ Qëndrim Zyba shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes dhe shënoi për 0:1.

Ballkani reagoi në pjesën e dytë me golin e Blendi Baftiut, i cili në minutën e 65’ barazoi shifrat në 1:1. Ky gol vulosi fatin e 90 minutave të rregullta.

Në vazhdime, Prishtina ishte më konkrete. Besnik Krasniqi shënoi golin vendimtar të ndeshjes në minutën e 96’, për rezultatin 1:2.

Minuta e 120+6′ kishte tensione në fushë, ku tre lojtarë u ndëshkuan me kartonë të kuq (2 të Ballkanit, 1 i Prishtinës).

Prishtina shkon në gjysmëfinale dhe i bashkohet Llapit e Dritës. Ballkani vazhdon garën për titull si skuadër lidere e Superligës së Kosovës.