Chelsea-Real, kjo është deklarata e Tuchel-it
BKT
Sport

Chelsea-Real, kjo është deklarata e Tuchel-it

Chelsea do të përballet me Realin e Madridit në sfidat çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi hedhjes së goglave në Nyon.

Për këtë sfidë ka reaguar menjëherë tekniku gjerman i Chelseat, Tomas Tuchel, i cili u shpreh: “Është ndeshje e vështirë. Nuk mund të ketë asgjë më të vështirë se të përballesh në kthim në Bernabeu me fansat e tyre, por është dhe gjithashtu një simulim i madh. Do të jetë një sfidë emocionuese, edhe e vështirë”.

Gjithashtu ai foli dhe për disavantazhin e Chelseat, që nuk do të ketë tifozë në sfidën e parë.

“Këto ndeshje janë bërë për fansat. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje deri në atë datë. Nuk e di sa do të jenë mundësitë, por e di që këto ndeshje janë bërë për tifozët”, përfundoi Tuchel.