14:02 / 18.03.2022
Shorti i Europa Leagie: Barcelona përballe Eintracht Frankfurtit
Pas shortit të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve, kemi mësuar edhe shortin e po të njëjtës fazë në Ligën e Evropës.
Në bazë të këtij shorti do të kemi disa përballje tejet interesante, ndër to ajo mes gjigandit katalunas Barcelona dhe skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt.
Po ashtu, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo në stadiumin “Red Bull Arena”, ku skuadra e Atalantas zhvillon ndeshje si mysafirë kundër RB Leipzig.
Ndërkaq, skuadra angleze West Ham United do të ketë përballë Lyonin, kurse skuadra e Bragas pret në shtëpi Rangers.
Ndeshjet çerekfinale:
RB Leipzig – Atalanta
Eintracht Frankfurt – Barcelona
West Ham United – Lyon
Braga – Rangers























