Newcastle shpreh interesim serioz në Neymarin
BKT
Sport

Newcastle shpreh interesim serioz në Neymarin

Skuadra angleze me pronarët më të pasur në botë Newcastle United ka shprehur interesim serioz në yllin e Paris Saint-Germain Neymar, raporton “Fichajes”.

Raportohet se ylli brazilian ka prishur raportet me tifozët e gjigandit francez, dhe si pasojë e kësaj spekulohet se krerët e PSG-së dëshirojnë ta largojnë Neymarin.

Nëse PSG dëshiron që të ketë përfitim nga transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, atëherë shumë skuadra të interesuar në shërbimet e Neymar do ta kenë problem të paguajnë klauzolën e tij, sidoqoftë krerët e Newcastle United nuk e kanë problem paranë, dhe dëshirojnë ta sjellin brazilianin në Premier Ligën angleze.

Që prej transferimit të tij 222 milionë eurosh nga Barcelona te Paris Saint-Germain, Neymar ka arritur të bëjë 136 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 92 gola dhe 57 asistime mbi emrin e tij.