A do të qëndrojë Ronaldo të Manchester United?
BKT
Sport

A do të qëndrojë Ronaldo të Manchester United?

Cristiano Ronaldo duket se do të qëndrojë në Manchester United edhe pas këtij sezoni.

Sipas mediave të huaja, asi portugez do të vesh fanellën e ‘Djajve të Kuq’ edhe sezonin e ardhshëm, transmeton RTKLive.com.

37-vjeçari vitin e kaluar u rikthye në ‘Old Trafford’ duke firmosur kontratë dyvjeçare verën e kaluar.

Raportet jo të mira të ish-yllit të Real Madridit me trajnerin e përkohshëm të Unitedit, Ralf Rangnick, ka vënë në dyshim të ardhmen e Ronaldos tek United, por gjermani në fund të këtij sezoni, do të largohet nga bankina për të marrë një tjetër rol tek skuadra angleze.

Siç raportohet, pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të mbetet në ‘Old Trafford’ nën drejtimin e një trajneri të ri.

Portugezi po monitorohet nga PSG-ja, por ai është i lidhur edhe me transferimin në Amerikë. /F.BYTYQI/