13:04 / 21.03.2022
Ish-kryetari i Malishevës dënohet me gjashtë muaj burgim
Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u shpall fajtor nën akuzën për korrupsion.
Sipas aktgjykimit, Begaj u dënua me 6 muaj burgim, ndërsa me pëlqimin e tij, dënimi u zëvendësua me gjobë prej 5 mijë eurosh.
Begaj në vitin 2018 kishte caktuar një lokacion për ndërtimin e një shkolle në fshatin Prenoc, ku i kishte premtuar të dëmtuarit Rexhep Rudi të hyjë në marrëveshje për shkëmbimin e tokës, me qëllim të ndërtimit të shkollës.
Një pjesë e kësaj shkolle ishte planifikuar të ndërtohej në pronë private, e cila ishte në kundërshtim me vendimet e Komunës së Malishevës. RTK